“Emri i tij është Edi Avdylaj, ose Astrit Rama”, Basha: 30 qershori do të dështojë siç dështoi pjesa e parë e telenovelës
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama do të dështojë me 30 qershorin siç dështoi me shkarkimin e Presidentit.
Gjatë konferencës me gazetarë, Basha tha se i vetmi që është kundër reformës në drejtësi është ai që shkatërroi Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
Basha: “Siç ju thashë më përpara e gjitha kjo është një teatër banal dhe një telenovelë që Edi Rama po ua vë përpara shqiptarëve. Edi Rama është ekspozuar përpara kancelarive perëndimore është diskredituar. Në kushte evropiane ky njeri duhet të ishte në arrest, në kushte ballkanike duhet të ishte larguar. Kjo është gjendja e vendit. Për t’i ikur kësaj përgjegjësie dhe fatit të pashmangshëm ka vendosur telenovelën. Do të dështojë siç dështoi pjesa e parë e telenovelës. Largimi i tij është i pa negociueshëm.
U vetmi person për të ndalur reformën në drejtësi, është i njëjti person që shkatërroi Gjykatën e Lartë, i njëjti person që emëroi në një kryeprokurore në mënyrë të paligjshme, e cila gjithashtu emëroi një kryeprokurore te Krimet e Rënda që duhet të ishte në burg për 50 mijë euro ryshfet.
Emri i tij është Edi Avdylaj, ose Astrit Ramaj. Të dy sot janë një një. Kështu kanë qenë gjithmonë”.
Basha paralajmëroi se protestat do të vazhdojnë. “Protestat do të vazhdojnë. Kanë vazhduar dje në Lushnje, vazhdojnë sot në Librazhd dhe do të vazhdojnë në Tiranë si kurrë më parë”, u shpreh kreu demokrat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



