E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emri/Makina përplas 68-vjeçarin në vijat e bardha dhe e merr zvarr për disa metra.
Uncategorized

Emri/Makina përplas 68-vjeçarin në vijat e bardha dhe e merr zvarr për disa metra.

Në Berat ditën e sotme ka ndodhur një aksident automobilistik .

Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se një automjet ka përplasur një 68-vjeçar me biçikletë në vijat e bardha.

Pas përplasjes, automjeti tip VolsWagen Passat, me targa AA 590 FC, e ka marrë zvarrë të moshuarin për disa metra dhe më pas ka ndaluar.

I moshuari Agim Mingu ka mbetur pa ndjenja në asfaltin e rrugës, deri në mbërritjen e ambulancës, që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Mjekët e spitalit konfirmojnë se ai ndodhet në sallën e operacionit dhe gjendja e tij është kritike për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat menjëherë pas ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.