Epidemia e gripit, Vasili: Kryeministri ka qepur gojën, tragjike
Në lidhje me epideminë e gripit reagoi sërish kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili.
Ai shkruan Ramës nuk i intereson shpërthimi i epidemisë e në vend të kësaj, sipas bën batuta të trasha.
“Epidemia e fruthit vazhdon, kryeministri s’flet, media e ka në fund….
Reagimi i Petrit Vasilit
“Kryeministri ka qepur gojën dhe s’flet për epideminë e fruthit. Po mendon budallëkun e radhës se si do dalë si triumfator nëpër podiume, kur epidemia të jetë ndalur dhe do tregojë broçkulla pa fund për suksesin e tij.
Edhe media përcjell lloj lloj denglash qe qytetarëve nuk ju duhen hiç dhe këtë ngjarje e ka nga të fundit, se më vlerë kanë batutat e trasha të një kryeministri të trashë.
Epidemia e fruthit vazhdon, ka raste të reja, ka pasur viktima, ka komplikacione serioze dhe qeveria nuk ka ngritur akoma institucionet qe ligji ja detyron për menaxhimin e tij.
Do kujtohen të gjithë vetëm kur ta shohin fruthin te dera e tyre. Atëherë po do bërtasin fort. Sa qesharake…..por edhe tragjike…”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



