E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erdogan  nuk takon  presidentin  Meta
Politikë

Erdogan nuk takon presidentin Meta

Sot po viziton Tirabēn   presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan.

Mes aktiviteteve të shumta të presidentit, ajo që bie në sy është mungesa e një takimi të Erdogan me homologun e tij shqiptarë, presidentin Ilir Meta.

Sipas protokolleve shtetërore të dy vendeve gjatë vizitave zyrtare të presidentëve, një takim me homologun mikë-pritës është i padiskutueshëm, përveçse në rasteve të jashtëzakonshme.

Por ashtu si shumë shtetarë dhe zyrtarë të tjerë të lartë ndërkombëtarë kohët e fundit, edhe Erdogan e ka shmangur takimin me Ilir Metën.

Mediat pranë tij e kanë komentuar këtë fakt si një hakmarrje të Edi Ramës, por kushdo që njeh sado pak protokollet e vizitave zyrtare të këtij niveli, e di shumë mirë që axhenda përcaktohet nga një grup i përbashkët dhe prioritet janë kërkesat e bujtësit, në këtë rast të presidentit Erdogan.

Pra duket qartë që ai ka shmangur një takim me presidentin e Shqipërisë, dhe një nga arsyet përveç “bllokadës amerikane” mund të jetë edhe marrëdhënia e ngrirë që Meta ka me mikun e tij Edi Rama.

Dhe pikërisht ndërkohë që Erdogan po zbriste në Rinas dhe axhenda e takimeve të tij konfirmon se nuk do të ketë qoftë edhe një takim kortezie me Ilir Metën, ky i fundit ka nxituar që të hedhë thumba “hakmarrëse” në faqen e tij në Facebook, duke shfrytëzuar përvjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh!

Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar,” shkruan Meta duke e shoqëruar këtë shënim edhe me një video.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.