Erinda pa Ballancë?!…
Bledian Koka
Erinda Ballanca ka vendosur të bëjë Avokaten e Popullit të Gjyqytarëve. Duke qenë se nuk ka ca bën gjithë ditën, Erinda vendosi të dale sot dhe të bëjë ‘Avokaten’ e popullit te gjyqtarëve që nuk dinë se ku i kanë lekët. “Kam ardhur të ndjek nga afër seancën se gjyqtaren në fjalë jo se e kam shoqe, por të garantohem se procesi i Vettingut do të jetë i drejtë”-deklaroi ajo sot ndërsa u shfaq për turp të Zotit në sallën ku i bëhej gjyqi milionave pa karar të Altina Xhoxhajt.
Moralisht që këtu, Avokatja e Popullit i ka larë duart me moralin e detyrës së lartë që ka në raport me popullin. Sikur Erinda pa Ballancë, të ishte shfaqur në sallën e gjyqit ndaj protestuesve kuksianë, sot ajo mund të shkonte edhe ti qante hallin shoqjes së saj milionere.
Por nuk mund të presesh shumë nga Avokatja e Popullit që ndërsa nuk ka ndërmend të mbrojë noj herë popullin, nuk e ka problem të fusë në xhep ca qindra mijëra euro nga taksat e të njejtin popull se kishte marrë apartament ke pallati i vjehrrit të Lulzim Bashës alias I njëjti individ që e bëri atë edhe Avokate të Popullit.
p.s…Si nuk kanë turp?!…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



