Erion Kristo 10 bashkë me Festen e Llotarisë Amerikane
Erion Kristo
1. Sot kremtohet Festa Kombetare e Llotarisë Amerikane. Eshtë një muaj supermadheshtor. Aplikim të mbarë.
2. Na ishte një herë një pistolete që shkrepej vetë. Atë e ka policia që nuk duam. Ajo plagos qytetaret pa dashje. Mos eshtë e njejta pistoletë që vetevret gardistet?
3. Na ishte një herë policia që sdo. Ajo trajtonte me dashuri djalin e deputetit, por djalin e fshatarit të Mengles e shqepi në dru, edhe banoret e Mengles. Po kjo policia që u rruan sqetullat bandave te Elbasanit, e beri zap shkollen me forca speciale. Ben dhe deklarata politike.
4. Na ishte një herë një minister. Ai sapo mori borxh gjysmë miliardi euro. Po pse i mori? Per të shlyer borxhet. Po ke pyeti? Askend. A u shtua borxhi? Jo, sipas tij. Per cfare do perdoren realisht? Per PPP, ose per gjyqet e humbura, sdo mend. Kush do ta paguaje? Femijet e mi sigurisht.
5. Rikthehet neni 55 i agjitacion propagandes kunder shpifjes. Neni do quhet Neni Antigenc. E kemi peshqesh prej Gencit. Eshte faji i tij. Ai shpifi per nje rilindase te vonuar. Ajo u ankua te kryerilindesi. Dhe ai u hakmorr.
6. A mban njeri pergjegjesi ne kete vend qe femijet e nje fshati kane tre jave pa bere mesim? Apo varu leshte. Femijet e qeverise jane jashte shtetit. Kush ben femijet e shqiptareve per të qare, skane per ta qare as femijet e vet kur të vije koha.
7. Duhet pranuar se qeveria ka doktore spini të papare. Apo ja futa kot. Sot smbeti njeri pa e kuptuar se kazani mediatik i hyri ne pune qeverise per dicka. Perdhunimi i trete i nje vajzë.
8. Një gjë interesante ka qeverisja rilindase. Cdo gjashte muaj ne njihemi me nje familje te fuqishme mafioze nga aleanca e qelbesirave.
9. Une akuzoj rende politiken qe nuk po e le te madhin te punoje. Ai ka nje zakon personal qe i le gjerat në mes. Atij i pelqejnë vetem fillimet, jo vazhdimet. Kot, sa per ilustrim, ca u be me ate aksionin e ujit?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



