Erion Kristo : Ditë të vështira për vendin tim!
Ditë të vështira për vendin tim:
1. Një komisar i shkarkuar policie vritet në mes të Tiranës (pra vdes shteti) dhe i bëhen homazhe (të turpshme).
2. Një Kryetar Bashkie kërcënon me jetë një gazetar dhe vazhdon i patrazuar detyrën.
3. Magazinat plot me hashash me bëjnë të mendoj se sa ka qenë siperfaqja e mbjellë me hashash për 12 tone produkt final?
4. Pas largimit nga Policia të peshqve të vegjël pyes veten se pse askush në qendër nuk mban pergjegjësi për 12 t hashash?
5. Neni 449 është vdekje e demokracise dhe vettingut, dhe ndërkombetarët e shitur heshtin.
6. Sot skadon afati i regjistrimit te partive në KQZ dhe Kryetari i Opozitës ofendon një zyrtar të shtetit, sërish.
7. Kryeministri bën video.
8. LSI ka pushtuar me zyra gjithë Tiranën.
9. Une jam idiot që prish nervat e mia në këtë vend.
10. Shtoni ndonjë gjë tjetër se nuk i mbaj mend të gjitha marrëzirat e përditshme…
11. Sa e shtova këtë: ne Berat ka filluar shperndarja e miellit dhe këpucëve; dy kriminelë po fusin njerëzit e afërt në lista deputetësh; disa nga kandidatët e një partie në Shkodër nuk dinë shkrim e këndim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



