Erion Kristo kritikon me vend portalet online
Këto ditë , pa dashjen time, kam bërë komente negative në disa portale të rëndësishme, sepse ato kanë postuar foto bajate dhe komente bajate nuditeti. Natyrisht dhe une ua kam mbështjellë vendshe, gjë jo shumë e bukur kjo, por kur duhet duhet. Por duke lënë menjane reagimin tim, cili është reagimi juaj ndaj postimeve të tipit:
Filanka nuk kishte rruajtur qimet e …
Cila ka b… më të mira?
Fistekja kishte veshur bluze leshi
X me dekolte
Y ka hapur këmbët
Cmenden fansat nga pamjet e
Z sic nuk e keni parë kurrë ndonjeherë
Per të tilla postime qarkullon ideja se i do vetë publiku. Tani, o publik, si reagon ti? Na thuaj të vërtetën.
P.S. Reagimi im është ky: qeverisë nuk kam cfarë ti bëj, po portalit i fut një bllok aty që ti vijë mendja verdallë. Kjo ska lidhje me etikën, po me një ushqim që dëmton organizmin. Nuk po them që jam etika vetë, por devijimi i vëmendjes se publikut më duket pa vend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



