Erion Veliaj angazhon studio ligjore për të ankimuar veprimet e SPAK
Kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa kanë marrë kontakt me një studio të njohur ligjore në Tiranë, pasi janë duke shqyrtuar mundësinë e ankimimit të veprimeve të SPAK.
Të premten, me vendim të Gjykatës së Posacme, hetuesit e BKH-së, zbarkuan në shtëpinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, në rezidencën Kodra e Diellit ku sekuestruan celularin e bashkëshortes, ndërsa ushtruan kontroll në ambjentet e qendrës Harabel si dhe shtëpinë e vëllait të Erjon Veliajt, Arbrit.
SPAK po e heton Veliajn për rolin e tij në aferën e inceneratorit të Tiranës, atë 5D dhe hetim pasuror për të dhe familjen.
Vetëm tashmë që u ushtruan kontrollet dhe u sekuestrua celulari i gruas së tij, kryebashkiaku u detyrua të pranonte se është nën hetim për pasurinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


