E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Veliaj  do të blejë  400 MLN LEKË banjo para fushatës elektorale, parashikon ‘situatë emergjente’
Sot

Erion Veliaj do të blejë 400 MLN LEKË banjo para fushatës elektorale, parashikon ‘situatë emergjente’

Erion Veliaj po vjedh fonde nga të gjitha anët dhe tenderi i fundit e tregon më së miri këtë abuzim.

Kryebashkiaku ka parashikuar një “situatë emergjente” pasi ka shpallur një tender për me objekt “Blerje kontejnerë për përballimin e situatave emergjente”. Vlera e Fondit Limit të tenderit është 412 Milionë Lekë pa TVSH.

Gati gjysmë miliard lekë po hidhen nga paratë e taksa-paguesve të Tiranës për kontejnerë dhe banjo para fushate për fasadat e Erion Veliajt.

Shpenzime të tilla Veliaj i bën çdo vit. Për 26 kontejnerë të ngjashëm ai ka shpenzuar 216 milionë lekë në vitin 2021. Pra nga viti në vit ai blen një numër të caktuar kontejnerësh, por shpenzimet rriten.

Këtu lind pyetja: Çfarë situate emergjente ka parashikuar Erion Veliaj në Tiranë që po derdh në xhepat e oligarkëve të paracaktuar gati gjysmë miliard lekë para zgjedhjeve për kontejnerë?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.