“Erion Veliaj, tu thafshin duar po e hape atë rubinetin!”
Hysni Gura
“Erion Veliaj, tu thafshin duar po e hape atë rubinetin!”
I gjeta një pjesë të mirë të banorëve të pallatit te solat, sheshi para pallatit.
I pyes- Ore, se unë jam i ri në këtë lagje, kështu keni heq me ujin gjithmonë?
-Mos pyet, më keq ka qenë!
-Po mirë, u bënë kaq kohë, hajde mblidhemi një ditë protestojmë, se media e gjë s’merret, bashkia nxjerr njoftime që nuk ka lagje pa ujë, të bëhemi bashkë të bëjmë një protestë.
Ata- po jo se unë jam familje dëshmori, po jo se unë jam i/e majtë historikisht, po jo se unë jam me asistencë sociale, po jo se unë kam djalin në punë në shtet…po jo se, po jo se….
Unë nuk e kuptoj pse Rama&Veliaj&ko nuk e vendosin me ligj diktaturën, kush po u thotë gjë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




