Erl Kodra | Duket se poshtërsia në këtë vend nuk ka kufi.
1. Ku është parë që “gazetarët” në një sinkron të çuditshëm dhe pervers të bëjnë zhurmuesin dhe dezinformuesin e opozitës? Dmth, gjithçka thotë opozita është gabim? Ose çdo aksion opozitarë nuk quhet nëse nuk e pranon Blendi Fevziu, Artur Zheji ose Andi Bushati? Po a nuk e keni dëgjuar fjalimin e Lulzim Bashës në Parlament në lidhje me krimin, edhe për krimin në Elbasan dhe në Vlorë, Shkodër e Tiranë? Çfarë duhet të bëjë Opozita sipas jush, në mënyrë që ju ta pranoni se është pikërisht ajo që në fakt po e bën ashtu siç duhet punën e saj?! Po si nuk u lodhët duke denigruar more të pafytyrë? Akoma vazhdoni duke përhapur helmin tuaj te neveritshëm kurndër Partisë Demokratike?!
2. Ku është parë që Kryeministri të manipulojë realitetin sistematikisht, dhe “shoqëria civile” e shquar dhe e ndjeshme për qentë e rrugës të mos reagojë kur prishen në bllok 160 shtëpi në Tiranë?
3. Dhe “qershia mbi tortë”, ajo që i vë vulën e turpit manipulatorve, mediave dhe gazetarve është protesta e sotme që disa të rinjë me tullumbace të zeza, njësoj si paramilitarët nazist, bënin kundër biznesit të vogël, kundër dyqaneve të lagjeve, kundër punës dhe bukës për 300 mijë familje shqiptare.
Me sa duket, Edi Rama ka një qëllim të qartë; Shqipërinë ta kthej në një vend pa njerëz. Ndryshe, më jepni një shpjegim të arsyeshëm ju lutem! Çfarë qëllimi tjetër mund të ketë ky njeri?!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


