E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ermal Mamaqi fajëson median dhe gazetarët për faturat fiktive që dolën nga SPAK: Nuk pastroj para, i kam fituar me art
Sot

Ermal Mamaqi fajëson median dhe gazetarët për faturat fiktive që dolën nga SPAK: Nuk pastroj para, i kam fituar me art

Këngëtari e aktori Ermal Mamaqi, i cili është kthyer edhe në biznesmen në fushën ë gastronomisë më në fund është “bërë i gjallë” dhe ka reaguar, pasi emri i tij doli në dosjen e SPAK si personi që pastronte paratë e ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Restoranti “Me Nam” i Mamaqit është pjesë e listës së faturave fiktive dhe ai ka reaguar në Instagram, ku sikundër pritej, ka mohuar gjithçka.

Mamaqi inatin e ka me mediat që e nxorën zbuluar, ku i kërcënon me pasoja nëse nuk përgënjeshtrojnë lajmet. Po ashtu ai shprehet se të tilla shkrime i kanë shkaktuar dëm të madh psikologjik.

“Nisur nga një lajm i rremë që po qarkullon së fundmi dua të bëj një sqarim për fansat dhe dashamirësit e mi, gjithashtu kam një kërkesë të drejtëpërdrejtë për të gjithë ata që në mënyrë të qëllimshme ose prej mungesës së profesionalizmit, kanë kontribuar në shumëfishimin e kësaj të pavërtete. Nuk jam i përfshirë në asnjë skemë pastrimi parash dhe nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore, ndryshe nga çfarë po përflitet.
Ky informacion i rremë, i shpërndarë nga disa media dhe gazetarë të cilët kanë shkelur me të dyja këmbët etikën dhe parimet e profesionit të tyre, ka shkaktuar dëme psikologjike, morale dhe ekonomike.

Për rrjedhojë, ju bëj thirrje që të përgënjeshtroni dhe fshini të gjithë lajmet në adresën time lidhur me këtë çështje, pasi në të kundërt, ndaj çdo subjekti të përfshirë do të ketë një ndjekje ligjore ku secili do përballet me pasojat që parashikon ligji”, shkruan Mamaqi.

Paratë e mëdha për të ndërtuar restorantin, aktori thotë se i ka bërë me sakrifica dhe artin e tij.

“Kush ka të vërtetën me vete nuk i trembet asgjëje. Dhe e vërteta ime është puna që bëj, sakrificat e mia, arti im.
Në fund, dua ta mbyll me një lajm të mirë për të gjithë ata që më kanë mbështetur këto ditë dhe që kanë qëndruar pranë meje. Shumë shpejt lançoj dy projekte të reja filmike, do të shihemi në trajnimet për vetëzhvillimin dhe në shumë projekte të reja të cilat do t’i zbuloj në muajt në vijim.
Këto janë punët e vetme që di të bëj dhe falë tyre gëzoj çdo gjë që kam
”, vazhdon aktori milioner.

SPAK ka faktuar se Mamaqi është një nga personat që pastron paratë e Beqajt, e tashmë pritet të shihet nëse hetimet do të shtrihen më tej sesa Beqaj, përfshirë këtu edhe aktorin, apo jo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.