E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ermal Meta, një fitore e hidhur
Sot

Ermal Meta, një fitore e hidhur

Fitorja nuk është e shqiptarit. Fitorja është e këngës italiane. Sepse Sanremo-ja është festival i këngës italiane. Shqiptari ishte vetëm mjeti përmes së cilit, kënga italiane arriti sivjet edhe një sukses tjetër. Për Shqipërinë, kjo ishte disfatë.

Rreth 450 mijë është numri i emigrantëve shqiptarë në Itali, sipas shifrave të atjeshme zyrtare. Mbi 100 mijë prej tyre kanë zbarkuar vetëm 3 vjetët e fundit.

Dhe meqë Shqipëria s’arriti t’i ngopë dot as me bukë, ata shkojnë të bëjnë art e të fitojnë Sanremon e Italisë, të bëjnë gola për skuadrat e Italisë, të prodhojnë për fabrikat e Italisë, të gjenerojnë ide për llogari të Italisë, të kontribuojnë në shkencën dhe jetën akademike të Italisë e në fund të fundit, të ndihmojnë lartësimin e Italisë që shkëlqen vetëm një ngushticë detare përballë zymtësisë sonë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.