E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EurActiv: Ndërkohë qeveria vazhdon pagesat, dosja e inceneratorit të Elbasanit shkon në gjyq
Politikë

EurActiv: Ndërkohë qeveria vazhdon pagesat, dosja e inceneratorit të Elbasanit shkon në gjyq

Agjencia e njohur e Brukselit, EurActiv shkruan se në Shqipëri, dosja që lidhet me aferën e inceneratorit të Elbasanit, ka shkuar në gjyq.

Gjykata speciale ka pranuar kërkesën e SPAK për të dërguar në gjyq një numër të akuzuarish, mes tyre një ish-ministër dhe një ish-deputet.

Agjencia thekson se që në fillimet e skandalit u zbulua se kompania po paguhej çdo ditë për incenerim, edhe pse në fakt nuk digjte mbetjet.

“Kjo ka bërë që miliona para të taksapaguesve të zhduken, në dobi të atyre që qëndrojnë pas tyre, pa asnjë pengesë për rezultatin”, shkruan agjencia.

Madje, sipas saj, edhe pse çështja po shkon në gjyq, pagesat për koncesionet vazhdojnë.

“Ndërkohë, qeveria vijon të paguajë koncesionet sipas kushteve të kontratave, me arsyetimin se nuk mund t’i shkelë ato, pikë që është kontestuar nga ekspertët ligjorë vendas.

BE ka bërë vazhdimisht thirrje ndaj qeverisë që të hetojë plotësisht skandalin e inceneratorëve dhe të sjellë para drejtësisë të gjithë ata që janë të përfshirë,” thekson EurActiv.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.