E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EUROPA – SHTEPIA JONE E VETME
Sot

EUROPA – SHTEPIA JONE E VETME

Erion Piciri

Rreth 150 vjet më parë shqiptarët nisën një nga lëvizjet më të rëndësishme të historisë së tyre moderne, për një rikthim tek qytetërimi dhe vlerat perëndimore. Burra të mençur dhe të arsimuar ndërmorën një lëvizje për iluminim të kombit të quajtur Rilindja Kombëtare. Ata përcaktuan Perëndimin si ana nga lind dielli ynë, ata përcaktuan shqiptarinë si fe të shqiptarit, gjakun dhe gjuhën si identifikim të vëllazërisë, latinitetin si shkrim, Veri-Perëndimin si frymëzim.

Ata projektuan lirinë e kombit përmes laicitetit, dijes, shkencës dhe kulturës perëndimore. Ata projektuan standarde të larta, majat ku duhet të ngjitemi dhe gabimet që nuk duhet të përsërisim në rrugëtimin tonë drejt krijimit të një kombi të respektuar të Europës. Nën frymën e Rilindjes Kombëtare, të traditës dhe trashëgimisë të burrave të pavarësisë dhe deri tek mendimtarët e kohërave tona si Rugova e të tjerë, ne duhet të kemi disa linja të panegociueshme dhe të patjetërsueshme në politikën tonë të jashtme.

Ka vende që kanë fatin të shtrihen në dy kontinente, që i përkasin dy botëve, ne shqiptarët kemi vetëm një kontinent, një shtëpi të vetme, Europën. Ne nuk mund të jemi edhe Lindje edhe Perëndim, as Lindje dhe as Perëndim, por vetëm Perëndim. Ne nuk duam të zëvendësojmë Europën me asnjë projekt jashtëkomunitar, ne nuk duam të rilindim në formë moderne Perandoritë Orientale si bashkësi shtetesh vasale me qendër Mosken, Stambollin apo Pekinin. Ato qendra perandorish lindore na kane sjellë shumë fatkeqësi dhe tjetërsime identitare. Sot kjo ka marrë fund.

Me vullnet të lirë ne shqiptarët kemi zgjedhur të orientohemi nga dy qendrat e Veri-Perëndimit: Brukseli dhe Uashingtoni. Europa është nëna jonë e vërtetë, shtëpia jonë e dashur. Ne nuk mund ta pranojmë asnjë qasje që na ndan nga Europa dhe na dërgon në Azi. Ate qe projektoi Rilindja Kombetare nuk mund ta zhbeje asnje prijes apo rilindje e rreme e koheve tona…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.