E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Faik dhe Fan Stilian Rama. Mprehe pak thiken Ed!
Sot

Faik dhe Fan Stilian Rama. Mprehe pak thiken Ed!

Kreshnik Osmani

Jam nxenesi i Konices dhe i Nolit por nuk jam i madh sa ata, tha Kryeministri sot ne Kuvend. Para nja dy javesh tha gjithashtu se sarkazma eshte maja dhe shkalla superlative e nje komunikimi brilant dhe se kjo i perket shkolles se Konices dhe te Nolit gjithashtu te cilet ai i imiton. Kjo eshte plotesisht e vertete.
Zoti kryeminister ka nje dallim thelbesor ndermjet dy koncepteve. Ka njerez qe flasin bukur por ka edhe bukurfoles dhe keta nuk jane njelloj.
Ai qe flet bukur e ndjen ate qe thote dhe e praktikon. Sarkazma eshte perfaqesuese e ajkes se mendimit dhe struktura me solide e nje kritike. Te flasesh bukur do te thote te percjellesh dhimbjen dhe te adresosh kritiken me stil dhe me klas te nivelit te larte.

Sarkazma eshte qyteterim, eshte kulture, eshte dhimbje, eshte lumturi, eshte perjetim i ndjere, eshte transmetuesi me besnik i intelegjences qe mbron jeten dhe kujdeset per mjerimin. Ndersa bukurfolesi eshte nje personazh qe i radhit fjalet bukur por qe ne thelb eshte antinjerezor, nuk beson tek fjalet qe thote vete, eshte aktor i mire, nuk percjell mendim as kritike, as filozofi as kimi. Sakazma e bukurfolesit eshte vetem nje hipnoze nepermjet te ciles merr nen kontroll bagetine dhe proceset e saj te të menduarit qe te mos grindet kur te shkoje ne thike. Konica dhe Noli ishin dy shkolla te medha te mendimit kulturor, filozofik dhe politik shqiptar te cilat nuk kane lene shenjat e gishterinjve tek asnje dhimbje e shqiptareve apo mjerim i tyre.
M’u be qejfi qe je i vertete per nje moment dhe tregon me gojen tende çfare ke kuptuar prej shkollave sarkastike te dy koloseve te mendimit shqiptar. E the edhe vete me apo pa dashje ate qe ke mesuar prej shkolles se tyre te sarkazmes.
“Thika, sa me e mprehte te jete aq me lehte kryhet therja” dhe nuk e vuan bagetia therjen.

Kjo eshte e vertete Ed, por kam nje apel ne emer te bagetise qe qeveris:
“Te lutem, mprehe pak thiken se po na dhemb”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.