E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fajin e kemi ne shpellarët që nuk të padisim në gjykatë ose të të përdhunojmë në grup
Sot

Fajin e kemi ne shpellarët që nuk të padisim në gjykatë ose të të përdhunojmë në grup

Jam shpellar!

Kryetari i Bashkisë së Tiranes i ka quajtur “shpellarë” banoret e prekur nga projekti i Unazes se Tiranes.

Perifrazisht, ai shprehet që “…nuk do të na pengojnë disa shpellarë per ketë projekt…”

Ky epitet fyes jo vetem që nuk e nderon kryetarin e bashkisë, por e vë ate perballe vepres penale…fyerje publike.

Ketu e ka fjalen per ata banorë, që populluan Tiranen pas 1990.

Une jam një prej tyre, por rastesisht shtepia që ndertoi im atë nuk perfshihet në kete projekt.

Megjithatë, unë jam një shpellar.

Jam një shpellar, pasi keta njerez jane si unë, si familja ime.

Jemi 60% e popullsisë së Tiranes, ne shpellaret, o kryetar…

Nga Tropoja, Burreli, Dibra, Kukesi, Mirdita, Skrapari, Permeti, etj…

Ne e bemë Tiranen metropol… Ne e rritem cmimin e tokes së brrakes në mijera euro per m2.

Ne e paguam token 3 herë dhe shtepitë i ndertuam vetë.

Jam shpellar, gjithsesi…

Ani se vetë i pestë me motra e vellezer jemi doktorë shkencash me diploma të akredituara jashte shtetit.

Por, jam shpellar, sepse me mungon orientimi per të të ardhë aty tek bashkia e per të të “perdhunuar” në grup, ashtu sic janë metodat qytetare të reagimit në raste të tilla.

Ti zoteri do dalesh më vonë e të thuash që, e kishe debatin me Lulin dhe u nxitove…

Fu..k you both!

Nuk keni asnjë faj. Fajin e kemi ne shpellaret.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.