E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FALLCO
Sot

FALLCO

Medi Belortaja


Gjithçka fallco! Gjithkush fallco! Edhe fjala fallco! Sipërfaqe dhe imazh fallso! Makina luksoze fallco që nxitojnë drejt kotësive të ditës! Vila fallco pa shpirt brenda nëpër dhoma! Buzëqeshje fallco!

Amoralitet, imoralitet, pamje dhe foto gjoja të lumtura! Shtet fallco! Partira fallco! Arsim fallco! Mastera fallco! Firma fallco! Drejtuesa fallco! Moral fallco! Televizione fallco për të gënjyer mendjecektit e shumtë!

Ushqime fallco me etiketa të bukura! Miqësira e shoqërira fallco! Dashurira fallco! Njerëzit e vërtetë që shoh duket se janë lypësit, të rreckosurit që ecin rrugëve, ata që kërkojnë në kazanët e plehrave, ata që flasin me vete.

Deri diku të ndershëm duket se janë të heshturit, të thjeshtët, të tërhequrit nga jeta vanitoze fallco! Pastaj hipokrizi ngado!

Njerëz me ngrehinën shpirtërore gërmadhë, që kërkojnë të gjejnë strehë në grupime njerëzish fallco, që ata i konsiderojnë me vlerë dhe interes për ta..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.