Faqja e zezë, njëlloj çdo verë , e çdo dimër fjalë, fjalë.. !
Jo dhe jo!
Nuk mund të vazhdohet kështu. Ne mëshirë të shiut , jetë, pasuri e familje që ne palcë të dimrit përmbyten . Ushtarë që fotografohen duke hedhur aty këtu lopata me dhe, duke ndihmuar burra dhe gra të dëshperuar që lënë shtëpitë nën ujë. Ministresha e ministra që thonë genjeshtra publike.
Nuk është nje tekë e Vjoses që del nga shtrati. Nuk është se kështu ndodh dhe me botë me permbytjet, zjarret , tërmetet, dëborën apo cdo fatleqesi tjetër.
Ne Shqiperi eshte shkaterruar argjinatura kryesore e reagimit ndaj emergjencave.
Agjensia që mban peshën kryesore e qe duhet të koordinoje institucionet sa andej këtej ,nuk ka mjete dhe strukture.
Ka vetëm nje drejtor e njerëz qe ekzistojnë virtualisht. Buxheti për emergjencat kalohet si shami xhepi , sa andej këtej; .
Njësoj si për zjarret këtë verë që u katandisëm me shkopinj e gurë ne 2021.
Faqja e zezë, njelloj cdo vere , e cdo dimer . Fjalë fjalë fjalë.. !
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



