E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Farura 700 euro, sa  një pikë  uji, në oqeanin gjigand të, vjedhjeve dhe korrupsionit që ndodh në shtet
Sot

Farura 700 euro, sa një pikë uji, në oqeanin gjigand të, vjedhjeve dhe korrupsionit që ndodh në shtet

 

 

Një histori faturash

Kjo puna e faturave të hoteleve që flenë zyrtaret e shtetit neper udhetime zyrtare apo private më kujton një histori. Një ish kryeminister pyet vartesin e tij minister; A kemi korrupsion në qeveri ne?

Ish ministri ishte burrë i zgjuar.
-Vallai o shef kjo punë është kështu- i thotë. “Cdo ministri, 5 milionë euro në vit ja ofrojnë. Tani se kush nga ministrat i merr dhe kush jo, kete nuk di ta them.”
Kjo është histori e vertetë.

Ma merr mendja se shumica e zyrtareve të shtetit qeshin me këtë punën e faturës së hotelit të Ministres së Drejtesisë. Madje disa prej tyre, ndoshta thone edhe sa budalla eshte ky popull qe ben kaq shume zhurme per kete therrimen e vogel. Ministrat po e po, por edhe drejtoret e thjeshte ne administrate.

Nje fature 700 euro, eshte nje pike e vogel, shume e vogel uji, ne oqeanin gjigand te shperdorimeve, abuzimeve, vjedhjeve dhe korrupsionit qe ndodh ne shtet. Me 700 euro ne Shqiperi nuk i afrohesh dot as rojes ne ministri.

Por pavaresisht kesaj, pavaresisht se eshte nje shperdorim ordiner, banal dhe i paperfillshem ne gropen gjigande te korrupsionit endemik qe ndodh cdo dite ne shtet, prape eshte i peshtire. Per nje arsye mbi te gjitha. Je zyrtar i nje prej shteteve me te varfra ne Europe. Pse duhet ta teprosh deri ne ate pike.

Dreqi ta hajë, po mund të flesh shumë rehat në hotelet më të mira të Europes edhe me 200-300 euro në natë. Direkt te luksi si të babëzitur.

Emmanuel Macron festoi 40 vjetorin ne Chateau de Chambord, keshtjellen ekstravagante te nderuar nga Fransua-ja i Pare. Rezervoi per nje fundjave bashke me familjen per nje fature qe ishte rreth 1 mije euro edhe e masakroi shtypi. Dhe ky i kishte parate e veta, jo me shpenzimet e shtetit.

David Cameron dhe Angela Merkel kane gati 20 vjet qe i bejne pushimet ne te njejtin vend. Madje 5 vitet e fundit, gazetaret i kane kapur me te njejtat rroba kur shkojne me pushime. Dhe buxheti qe kane administruar apo administrojne keta eshte te pakten 100 here me i madh se buxheti i qeverise shqiptare.

Nuk e vret shtetin ajo fatura 700 euro, por ceshtja eshte tek gjesti. Te ben te dukesh si i babezitur. Si keta qe shkojne neper dasma apo festa ku ka ushqim falas dhe hane per gjithe javen. Fiks si ata tek torta per 100 vjetorin e pavaresise.🤦‍♂️🤦‍♂️🤦‍♂️

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.