Fati i zi i 17 vjeçarit që e aksidentoi Mira Kazani
Një aksident me makinë, në një të ashtuquajtur autostradë…është fatkeqësi që mund t’i ndodhë çdokujt. Por ja që kur je personazh i njohur, ngjarja merr përmasa më të mëdha dhe mediat shkruajnë më shumë. Sidomos kur je gazetare e Rilindjes dhe policia e shtetit vihet në dispozicion për të mbyllur çështjen e duke mos dhënë variantin e vërtetë të ngjarjes. Deri këtu mund ta kalosh me tallje dhe ironi për mënyrën si funksionon shteti i dhjerë i Edi Ramës…Por kur pas 10 ditësh, ti kupton që qëllimisht është mbajtur i fshehtë emri i 17 vjeçarit të plagosur, që nuk është njoftuar familja se gjoja nuk është identifikuar dot(proces që mund të bëhet me shenjat e gishtërinjve brenda ditës), kur familjaret e shpallin të humbur dhe vetëm atëherë kujtohen t’i thone se ndoshta është në spital familjari i tyre….Vetëm atehëre të vjen ndërmend të thuash se Mira Kazani është personazhi më pozitiv i kësaj lëtyre me mjekë qelbësira që fshehin emrin e të plagosurit, i atyre policëve qe nuk i tregojnë familjes se ku e kanë djalin…Dhe në fund fare duhet të kuptosh që në këtë vend po vdes çdo ditë ndjeshmëria dhe njerzillëku!/ Lolita
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



