E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fatorino i ‘Unazës’ flet për shoferin: Është hero, mund t’i ndodhte kujtdo
Sot

Fatorino i ‘Unazës’ flet për shoferin: Është hero, mund t’i ndodhte kujtdo

Ditën e djeshme pranë “Urës së Shallvareve” në kryeqytet, një autobus i Unazës përplasi dhjetëra makina duke shkaktuar një aksident me nëntë të plagosur, por edhe dëme materiale, duke rrezikuar edhe jetë të njerëzve dhe udhëtarëve. Pas ngjarjes, policia arrestoi shoferin e autobusit, 63-vjeçarin Agron Xhafa, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndërkohë fatorino i urbanit që dje regjistroi aksidentin, i ka dalë në mbrojtje shoferit, kolegut me të cilin ndante turnin. Sipas fatorinos shoferi është hero duke e cilësuar si një njeri i përgjegjshëm dhe një nga shoferët më të vjetër.

“E njoh sot e 15 vjet, ka qenë shoferi më i vjetër, nuk ka pasur kurrë asnjë problem, varet, momente janë ato. Shoferët këtu janë heronj, këtu futet patina, futet biçikleta, futen majtas, futen djathtas, ka të pirë. Punën që bën shoferi këtu është heroike. Nuk pinte kurrë alkool, as jashtë orarit të punës, por s’e di nëse vuante nga ndonjë sëmundje. Aksidentet mund t’i ndodhin kujto, i kanë ndodhur dhe Sharrës, dhe Kombinatit”-tha ka deklaruar fatorino.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.