Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump përmes disa fotove të publikuara ka zbuluar se si është zbukuruar Shtëpia e Bardhë për festat e fundvitit.

“Ashtu si për shumë familje anembanë vendit, tradita e festave është shumë e rëndësishme edhe për ne. Shpresoj që të gjithë ata që do të na vizitojnë gjatë festave të ndjehen si në shtëpinë e tyre”,-tha ndër të tjera Trump.
Ҫdo fundvit amerikanët zgjedhin që ta vizitojnë Shtëpinë e Bardhë nga afër, dhe këtë fundvit pritet që aty të shkojnë rreth 25 mijë vizitorë.



