Fevzo telefonon Zhulin…
Zhuli në shtëpi, me gruan. Ora 4 pasdite, ditë e enjte. Deri atëherë askush nuk e ka telefonuar nga emisonet e famshme. Sot do ishte temë e rëndësishme shumë, do flitej për sondazhet. Ishte stisur një sondazh që nxirrte pushtetarët ekzistues 57% të adhuruar nga populli dhe Zhuli mendonte që vetëm ai kishte kapacitetin intelektual për të argumentuar pse populli adhuron hajdutët dhe gjakpirësit e vet. Mezi priste ta shpaloste në televizion…
Niset për në banjo por telefonin e merr me vete. Ku i dihej mund ta thërrisnin vetëm njëherë.. “Pse, pak zëvendësues kam”- mendoi me vete dhe iu kujtua Frroku, Carlo, Yzeiri, Lenci, Dynjaja, Dudushi…Tmerr! “Po nuk e ngrita telefonin zëvendësohem për një minutë”…
Ndërkohë, gruaja po pregatiste sufllaqet për koleget e Zhulit. Vinte i merrte një çun i ri me papaq dhe i dërgonte në destinacion. Zhulit i ishte bërë fiksim motoristi i ri, seç çuçuriste me gruan e tij, me gjasme bënte llogaritë. Kësaj të shkretës i binte nur tjetër, sikur zbukurohej kur binte zilja nga papaqisti… Zhuli e nuhati që duhej të ishte më shumë vigjilent me të. Megjithëse i dhimbsej boll gruaja… E shkreta, fillonte punën qysh në 12.00, ishte shtuar goxha klientela. Zhuli e ndihmonte sa mundte me pregatitjen e xaxiqit. Mirëpo nga ora 2 e mbrapa e kapnin ethet e emisioneve. Ndonjë Top Talk apo Lelë ishin versione vetëm në rast dështimi, atje as mendimet nuk i vinin tamam. Sipas rëndësisë së telefonuesve u kishte bërë edhe zilet. Fevzos i kishte bërë një zile speciale, të zhurmshme që të bënte të kërceje nga divani. Çanin e kishte kthyer në silence, as emrin nuk donte tia kujtonte më.
Sapo Zhuli u ul në banjo hapi Instagramin. I kishte bërë një search followersave të gruas së tij dhe kishte zbuluar emrin e Papaqistit. Shkoi me zemërcopëtuar te faqja e tij dhe pa një alamet trupi të palestruar, i zhveshur nga mesi e lart, si bodybilder. Shkoi te ndjekësit e tij dhe u pataks! Gjeti as më pak e as më shumë se emrin e Çu…Aty u bllokua totalisht, u bë kaps. I ra edhe dëshira e emisioneve…
Ishte në këtë situatë të palakmueshme kur ra zilja e derës. Zhuli nxitoi, e kuptoi që ishte motoristi i ri nga shpejtësia me të cilën e hapi gruaja derën.
U ngrit me shpejtësi por…. ndërkohë, i bie zilja e posaçme e telefonit!
Ishte vetë Fevzo!
Atë moment e harroi gruan e papaqistin. Le të ndodhte çtë donte me sufllaqet.
“O Zhul, si e ke sot kohën, do vish ke unë? Do bëj lidhje direkte me ty. Në studio kam nja 6 të tjerë por ty të kam te studio nr 4 (te zyra ngjitur me studion). Kemi temë diskutimi LBGT dhe çiftet e hapura. Si thu?”
Zhuli u përbi. Emocionet e mbytën.
“Po sondazhi” tha me një zë të mbytur…
“Po le mo çar sondazhi, ato i kam temë të fundit. E filloj me ty, vazhdoj me revolucionin teknologjik të Hangarëve të Lalës e në fumd fare, pas orës 11.30, vjen Batoni për ato. Ai vetë i bën vetë i komenton. Ty të kam për tema serioze jo tema koti. Më thuaj shpejt se më duhet të vendos”…
Çtë bënte i shkreti Zhul…Ai kishte studiuar në Amerikë për shkenca politike Fevzo e fton për LBGT…Ah, cmë bëri ai Çani…
“A bën një pyetje Fevzo, kush do jenë të ftuarit?”
“Çiljeta, Zhaku, një pjeshkë e re instagrami, Arjan Konomi, Iva Tiço dhe Arjan Çu…” u përgjigj Fevzo…
Aty Zhulit i ra një si dobësi. U zbeh, u mek dhe tha:
“Herë tjetër aman Fevzo se sot kam një takim me ambasadën amerikane për zhvillimet parademokratike në Xhibuti dhe Eritrea…”
Nuk arriti ta mbyllte fjalinë kur u dëgjua një pipipipipip…
Fevzo ia kishte mbyllyr..
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



