E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fier/Monika Kryemadhi: TVSH ndaj biznesit të vogël, skemë përfitimi për familjarët e Edi Ramës
Politikë

Fier/Monika Kryemadhi: TVSH ndaj biznesit të vogël, skemë përfitimi për familjarët e Edi Ramës

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndodhet në Fier ku edhe po zhvillon një takim me anëtarët në këtë qytet.

Duke folur para tyre, Kryemadhi ka vënë theksin tek ‘gjoba’ e re që qeveria i ka vënë biznesit të vogël.

Sipas saj, pagesa e TVSH-së nga biznesi i vogël do të sjellë probleme të mëdha. Kryemadhi në fjalën e saj theksoi faktin se, Shqipëria ka shkallën më të lartë të vetëpunimit në Europë.

Sipas kryetares së LSI-së, përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së ka pas një skemë përfitimi për familjarët e Edi Ramës.

Kryemadhi theksoi se 130 mijë biznese të vogla do të paguajnë tani TVSH dhe kjo do të vendosë në vështirësi drejtorinë e Tatimeve.

“Disa muaj pas vendosjes së TVSH-së për biznesin e vogël do të lindë problemi i mbledhjes së kësaj takse. Tatimet nuk do të mund të e mbledhin dot dhe këtu do hyjë në lojë plani i vërtetë i Ramës. Do të japë me koncesion mbledhjen e TVSH-së.

Kjo është një skemë përfitimi e pastër e familjarëve të Edi Ramës’, theksoi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në Fier.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.