E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fiks Fare” bën 15 vjet, Rama: Fiksi është i pjekur, ndryshe nga Filipi.
Uncategorized

Fiks Fare” bën 15 vjet, Rama: Fiksi është i pjekur, ndryshe nga Filipi.

 Një koment dhe nga Meta e Veliaj
“Fiks Fare” shënon 15-vjetorin kur nisi transmetimin, si emisioni i parë investigativ në Shqipëri.

Me këtë rast, presidenti Meta, kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj kanë dhënë një mendim për këtë emision.

Meta: “Pickimet” e Fiksit, ftesë për reflektim

“Fiks Fare është shndërruar në një emision jo vetëm të ndjekur, por edhe i është rritur bashkëpunimi i vetë qytetarëve, i grupeve të interesit për të denoncuar problemet e tjera. Tregon që ka një të ardhme të shkëlqyer. Sigurisht që pickimet e Fiksit kanë qenë edhe mbeten një ftesë për reflektim për të gjithë ne.”

Rama: Fiksi nuk është kazan, por thotë të vërtetën

“Adoleshent është Filipi, Fiksi është i pjekur. Fiksi është gjithmonë më i pjekur, por dua që pavarsisht se Fiksi ka lindur për të mos besuar asnjëherë ato që thuhen dhe në këtë rast nuk e verifikoni dot, se kjo është diçka që thjesht ka të bëj me të që unë di, mendoj dhe ndjej në raport me pyetjen tuaj.

Kurrë nuk kam qënë i lënduar nga Fiksi, për arsyen e thjeshtë se pavarsisht se Fiksi nuk ka përtuar të më thumbojë apo edhe më shumë se kaq, Fiksi nuk është kazan sepse pavarsisht se ka një format që mund t’i lejonte vetes edhe atë lehtësinë e përzierjes së kazanit.

Eshtë një produkt ku gjithmonë kërkohet e vërteta dhe ku gjithmonë synohet verifikimi nga dy burime. Kjo është çka do të ishte e dëshirueshme nga të gjitha mediat, por për fat të keq kjo është ajo që e bën Fiksin gjënë e rrallë në këtë vend.”

Veliaj: Fiksi, ndërgjegja jonë

“Eshtë shumë e rëndesishme që të na kujtohen njerzit që se marin veten seriozisht dhe mbi të gjitha përdorin ironinë, parodinë, sarkazmën, humorin edhe për ta vënë një çikë gishtin në plagë, ku jo gjithmonë ne politikanët i bëjmë gjërat mirë.

Ju faleminderit Fiksit që është ndërgjegjia jonë, shumë e këndshme, me humor edhe me dëshirën për të bërë një Shqipëri më të mirë, kështu që 15 vjeç, 50 vjeç qofshin ditë të lumtura për Fiksin! Sa të keni energjinë e adoleshentëve, edhe më mirë që jeni adoleshent se me atë lloj energjie, ku askush nuk pyet për rrethanat dhe për pasojat, vetëm ateherë mund t’i themi të vërtetat siç janë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.