E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Financime ruse për Partinë Demokratike? Basha i përgjigjet Ramës dhe tregon “lidhjet” e tij. Një mesazh edhe për Thaçin?
Politikë

Financime ruse për Partinë Demokratike? Basha i përgjigjet Ramës dhe tregon “lidhjet” e tij. Një mesazh edhe për Thaçin?

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u përgjigjet akuzave të kryeministrit Edi Rama për financime ruse për Partinë Demokratike, duke theksuar se njeriu që po vë në jetë skenarët e destabilizimit është pikërisht ai që ka bërë njësh shtetin me krimin.

basha seli

 

Basha tha gjithashtu se kryeministri Rama bashkë me Presidentin e Serbisë Vuçiç dhe mbështetës të tjerë duke nënkuptuar Presidentin e Kosovës deshën të destabilizojnë rajonin për problemet e tyre.

“Cili është presidenti më pro-rus në Ballkan? Republika e Serbisë? Cili është Presidenti i Serbisë? Aleksandër Vuçiç, i cili e konsideron Putinin vëllain e madh. Cila është marrëdhënia midis Edi Ramës dhe Vuçiçit? Është marrëdhënia që çoi deri në tentativën e çmendur për të destabilizuar Ballkanin, për të ndryshuar kufijtë, për të copëtuar Kosovës për të tërhequr vëmendjen nga kriza politike që Edi Rama ka në Shqipëri dhe disa nga problemet që protagonistët kanë në shoqëritë e tyre.

Nëse ka një skenar rus në Shqipëri? Zbatuesi e ka emrin Edi, Astrit, Rama Avdylaj. Nuk ka investim më të madhe për të destabilizuar Shqipërinë, se të shkrish shtetin njësh me krimin. Të tjerat janë broçkulla, të paguara me paratë tuaja, dhjetëra milionë euro”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.