Firma e ndertimit dëmton varret ne Popçisht,
Pamje rrënqethëse nga fshati Popçisht
Firma e ndërtimit të rrugës Maliq-Moglicë ka dëmtuar varrezat e fshatit, duke nxjerrë në sipërfaqe edhe eshtrat e të vdekurve
Banorët e fshatit, kanë filluar të mbledhin eshtrat e familjarëve të tyre.
Banorët thonë se e kanë vënë në dijeni firmën e ndërtimit se në këtë zonë ka varreza, por nuk është marrë asnjë masë.
Banorët e fshatit e kanë çuar çështjen deri në Prokurori, por Prokuroria e Korçës e ka pushuar çështjen me arsyetimin se pretendimi i banorëve nuk qëndron.
Gjithashtu banorët i kanë shkruar edhe kryeministrit, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje , – raportojne gazetaret e emisionit ” Boom ”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




