E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fitoi çmimin Nobel, britaniku Kazuo Ishiguro
Uncategorized

Fitoi çmimin Nobel, britaniku Kazuo Ishiguro

Fitoi çmimin Nobel, flet Kazuo Ishiguro: Kur u kontaktova mendova se ishte një mashtrim, është nderim madhështor

Ditën e sotme është ndarë çmimi “Nobel” për Letërsinë ku në garë ishte dhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare. Por fituesi është shpallur novelisti britanik Kazuo Ishiguro. Ai është vlerësuar nga të gjithë si një romancier brilant dhe jo pak herë në veprat e tij ai shkruante për të shkuarën që duhej harruar.
Ishiguro ka lindur në 1954, në Nagasaki të Japonisë dhe në moshën 5-vjeçare familja e tij ka emigruar në drejtim të Britanisë së Madhe.

Por çfarë ka thënë ai pas marrjes së çmimit?

Për BBC ai ka treguar se nuk është kontaktuar asnjëherë nga komiteti i Nobelit dhe nuk ishte i sigurt nëse kjo ishte një mashtrim apo ishte e vërtetë. Por edhe kur është kontaktuar për dhënien e lajmit ai kishte menduar se ishte një mashtrim pasi nuk e besonte një lajm të tillë.

“Është një nderim madhështor, kryesisht sepse kjo do të thotë që unë jam në gjurmët e autorëve më të mëdhenj që kanë jetuar, kështu që ky është një lavdërim i frikshëm”, u shpreh ai.

Ai tha se shpreson që çmimi Nobel të jetë një forcë që bota të bëhet më e mirë. “Bota është në një moment shumë të pasigurt dhe shpresoj që të gjitha çmimet Nobel të jenë një forcë për diçka pozitive në botë.”, tha ai.

“Do të jem thellësisht i lumtur nëqoftë se unë në një farë mënyrë do të sillja një lloj klime të re, duke kontribuar në një atmosferë pozitive në një kohë shumë të pasigurt”, shtoi më tej ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.