E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fituesi i BB i lidhur me moderatoren shqiptare
Uncategorized

Fituesi i BB i lidhur me moderatoren shqiptare

Një çift i ri është zbuluar në showbiz-in shqiptar dhe me siguri nuk ju shkon aspak në mendje. Ai fitoi Big Brother, dhe njihet si një djalë që është përfolur për lidhje me shumë femra të njohura. Ndërsa ajo është një nga moderatoret më të reja në televizion, por jo më pak të njohura.

Bëhet fjalë për Anaid Kalotin dhe Sara Kolamin, të cilët, sipas “Class”, janë parë bashkë në një lokal që Anaidi menaxhon prej disa kohësh, në një zonë mjaft të frekuentuar në kryeqytet.

Çifti ishin shumë afër njëri-tjetrit, madje edhe të përqafuar pa shqetësimin më të vogël. Nuk dihet sesa kohë kanë të lidhur, por me siguri, lidhja e tyre do të përgëzohet nga të gjithë dashamirësit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.