Fjala e lirë kundër privacisë
Klodian Tomorri
Nje nga casuset me te papare te konfliktit te perjetshem fjale e lire vs privatesi ka ndodhur ne Angli para 6 vjetesh. Eshte super histori.
Ne vitin 2011, Ryan Giggs, ish mesfushor i Manchesterit, ja drodhi gruas me njeren. Giggsi e ka bere shume here kete pune, por kete here beri nje procke aq te madhe sa zhyti gjithe Britanine ne nje krize te thelle juridike.
Anglia kishte nje ligj privatesie qe i ndalonte mediat te nxjerrin emra ne publik per ceshtje private.
Kete te Giggsit e dinin te gjithe gazetaret, por nuk e shkruante dot asnje gazete apo televizion sepse ligji parashikonte denim 2 vjet e gjysme burg per shkelje privatesie.
Shkoi njera nga gazetat sfidoi ligjin ne Gjykaten e Larte, posacerisht per kete ceshtje. Gjykata ja rrezoi kerkesen. Ligji nuk preket tha. Gazetari qe do nxjerre emrin ka dy vjet e gjysme burg.
Ca ndodhi? Anglezet filluan ta shkruanin ne twitter qe Giggsi eshte kapur me mat Imogene Thomas. Ky paditi twitterin. Por twitteri tha nuk e kam une pergjegjesine, por ata qe e shkruajne dmth qytetaret. Ishin 75 mije twitte.
Avokati tha do padisim te gjithe qytetaret qe kane bere twitt. Dmth 75 mije angleze rrezikonin automatikisht 2 vjet e gjysme burg secili. U be nje kaps juridik i paprecedente. Cul de sac.
Si e zgjidhen do thoni ju? Doli nje deputet i Lib Demsave ne foltoren e parlamentit dhe tha: Ryan Giggs ka bere seks me Imogene Thomas ne hotel duke tradhetuar gruan. Ligji yne i privatesise eshte nje idiotesi monumentale- tha.
Kjo i hapi rruge gazetave qe ta shkruanin emrin me ne fund.
Diten tjeter titulli i The Mirror ishte monument: Naming private Ryan
Iku ligji per lesh. Morali: Sado e cmendur te jete nje qeveri, ajo kurre nuk mund te imponoje nje ligj, te cilin qytetaret e refuzojne.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



