E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet doktori i 31-vjeçarit që sulmoi Berishën/ “Dokumenti i pacientit është autentik”
Politikë

Flet doktori i 31-vjeçarit që sulmoi Berishën/ “Dokumenti i pacientit është autentik”

Doktori i Gerti Shehut që sulmoi kreu e PD, Sadik Lala, është shprehur 31-vjeçari ka problem të shëndetit mendor dhe se ai kurohej që prej vitit 2021.

Mjeku shprehet se dokumenti është autentik dhe se çdo gjë që shkruhet në atë document është i vërtetë.

 “E kam parasysh kush është, është dokuement autentik i firmosur nga ne. Mesa di unë ëstë pacient me histori më të thellë, ka qenë te unë që në 2018-tën. Unë e kam lëshuar atë dokuemnt dhe është autentik pa diskutim.”- tha doktori për Report Tv

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e beson se personi që e sulmoi në protestë vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në mbyllje të protestës që kulmoi me dhunën që 31-vjeçari Gert Shehu kreu ndaj tij, Berisha doli në një deklaratë për mediat, ku e cilësoi autorin “agjent të policisë kriminale”.

Berisha u shpreh se Gert Shehu është vërtet kontingjent në rrethet e trafikantëve, por zyra e kryeministrit nxitoi “të shpërndante me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të. Sipas tij, kjo dëshmon se gjithçka ishte e përgatitur.

“Kjo shkresë është parafabrikat për të mashtruar liderët e BE-së që janë sot këtu. Shkresa nuk ka asnjë datë, që nuk ndodh ndonjëherë dhe për çudinë tuaj as vula nuk ka datë. Këtu keni një rekord tjetër. Është arrestuar sepse ju gjetën 1.9 gram kanabis sativa. Janë tipike veprime që kryhen ndaj agjentëve të policisë për të bërë të besueshëm, penetruar dhe instaluar në rrjetet e trafikantëve. Burimet e mia që janë të sigurta, ky ka funksionuar si agjent i policisë kriminale në këto dy destinacione. Ky thuhet se është i ditëlindjes 1991, nga fshati Krahës i Tepelenës dhe banues në Tiranë”, tha Berisha.

Syri.net nuk hezitur ta paraqesë edhe Ramën me kartelë mjeksore.

Edi Rama ka detyruar menjëherë policinë të justifikojë agresorin ndaj liderit të opozitës me një kartelë mjekësore në një klinikë private anonime.

Në fakt ajo kartelë e stisur për një kriminel që ta lirojnë nga burgu sa herë paska kryer krime, pasi agresori rezulton të jetë një agjent i policisë kriminale dhe eksponent i Partisë Socialiste.

Në fakt është publike kartela psikike e Edi Ramës dhe jo nga një klinike anonime, por nga psikiatria e Spitalit Universitar shqiptar.

Por as kjo kartele nuk e justifikon Edi Ramën për krimet e tij. e  mbyll shkrimin “Syri.net”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.