Flet nëna që ia morën nga duart dhe ia vranë djalin 4-vjeçar: Nuk mundem të shkruaj, fryma po më merret (E PLOTË)
Barije Karabollaj është nëna nga Berati, e cila preku me rrëfimin e dhimbshëm që i morën nga duart të birin 4-vjeçar në kohën e diktaturës.
Pas historisë së publikuar nga Agron Tufa, drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Karabollaj e ka falenderuar personalisht.
Ajo ka komentuar në postimin e Tufës në Facebook, ku shpreh falenderimet, ndërsa thotë se nuk mund të flasë më për vogëlushin e saj Arturin se i merret fryma.
Komenti i plotë:
Pershendetje miku im fisnik A. Tufa.
Faleminderit shume per dedikimin, sa të dhembsur dhe rrënqethëse.
Përshkrim real, vërtetësi e gjallë, ku nuk i heq dot asnjë presje.
Më beso… u shtanga tek lexoja çdo shkronjë dhe lotët më binin si ujëvarë e tërbuar.
Vetëm shpirti e një nëne e di sa vuan, ndaj një makabre, kurdisje apo krimi komunist që më ngjan si film horror të përbërë nga ç’njërez vampir dhe të pa shpirte.
Ajo kohë e zezë më mori birin tim, ku me gjakun e tij të pastër prej ëngjelli të ushqej bisha koministe, i rrethuar me çakenjë e zuzarë të infektuar në shpirtë dhe zemër.
Arturi im i vogël tashmë jeton pranë engjëjve të tij, por iku i perveluar, ashtu si dhe shumë të tjerë, nga komunizmi barbar dhe i të pa shpirterve.
Nuk mundem te shkruaj dot më, fryma po më merret… veç Zoti marrtë hak.
Mirënjohje pamatë.
Të përshëndes me respekt B. Karabollaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




