E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flutura Açka për Alibeajn: E ka grushtuar pala tjetër
Uncategorized

Flutura Açka për Alibeajn: E ka grushtuar pala tjetër

Deputetja Flutura Açka ka bërë mbrëmjen e sotme avokatinë e Enkelejd Alibeajt.

Açka ka justifikuar veprimet e Alibeajt, teksa tha në një intervistë me Nisida Tufën se është grushtuar nga pala tjetër. Ajo deklaroi se PD duhet të shpjegojë pse e quajnë të marrë peng.

“Nëse njëra palë të grushton, ti nuk mund të bësh të njëjtën gjë. Ka qenë kryekëput një politikë shumë e vrazhdë ndaj nesh. Kur i thua tjetrit është peng, duhet ta thuash në tavolinë pse është peng. Për Alibeajn kjo ka qenë ndoshta arsyeja pse ka qenë i tërhequr. Është natyrë më i qetë. Kaloi vula në anën e këtij grupi, atëherë çfarë bëhet nga ana tjetër? Fakti i këtij gjyqi tregoi se kjo nuk ka qenë rruga e drejtë dhe duhet të reflektojmë. Alibeaj ka pritur. Tani duhet të fillojë një fazë tjetër.

Duhet të flasim për negociata konkrete. Po t’i trokasësh në derë Berishës ndoshta do ta hapë atë derë… Ose mundet, ndjej rryma nëntokësore që ka bisedime që po ndodhin larg vëmendjes së medias, nuk e di nëse bëhen për arsye personale, sa të sinqerta janë këto rryma, por po ndodhin para syve tanë”, deklaroi deputetja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.