E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Formacioni i mundshëm i Interit në Champions, Inzagi me titullarët e derbit të parë
Sport

Formacioni i mundshëm i Interit në Champions, Inzagi me titullarët e derbit të parë

Skuadra fituese nuk ndryshohet dhe këtë ka ndërmend të bëjë edhe Simone Inzagi.

Trajneri, që ka parë rikthimin në grup të Korreas në stërvitjen e djeshme, pasi argjentinasi kishte mbilodhje të muskujve fleksorë, pritet të zgjedhë të njëjtin formacion si në derbin e parë, me Lautaron e Xhekon në sulm. Në regji, Çalhanoglu ka fituar sërish balotazhin me Brozoviçin dhe do të niset titullar krah Mikhitarianit e Barelës, me Dimarkon e Dumfrisin në krahë.

Bastoni, Açerbi e Darmiani do të formojnë murin mbrojtës para Onanës, me qëllimin për të mos e lejuar edhe njëherë tjetër skuadrën kuqezi të shkundë rrjetën e 27-vjeçarit kamerunas.

989
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.