Formula e delegimit të gjyqtarëve,përbën deformim total të gjithë thelbit të reformës
Lutem shumë , po shumë ama, të mos përdoret drejtësia si hale, kur sa herë i zë barku nuk pyesin sa e pastër është vendi ku shkarkohen.
Në këtë kuptim ideja e delegimit të gjyqtarëve të shkallëve më të ulëta pranë Gjykatës Lartë, vjen në kundërshtim flagrant me,
1. Nenin 6 të Konventës të Drejtave, ku parashihet krijimi i gjykatës vetëm dhe vetëm me ligj;
2. Kushtetuta e R.Sh dhe Ligji 96/2016 nuk parashikon gjyqtar të përkohshëm;
3. I njëjti ligj i sipërcituar pranon vetëm emërimin dhe statusin e gjyqtarit per të gjykuar vetëm sipas emërimit, duke ndaluar gjykimin në shkall tjetër;
4. KLGj sot nuk po përballon dot delegimet pranë gjykatave të së njejtës shkallë, jo më pastaj në Gjykatën e Lartë.
Konkluzion paraprak- Formula e gjetur, është e nxituar, përbën deformim total të gjithë thelbit të reformës. Në mënyrë absolute, të gjitha ceshtjet që do gjykohen në Gjykaten e të Drejtave (Stazburg) do jenë me rezultat negativ. O Servil(ekspertët vendas) e çuat drejtësinë në kolaps total. Le që ja futët vetes, por dhe ndërkombëtarëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



