E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Ardian Çela  ngec në llucë
Politikë

FOTO/ Ardian Çela ngec në llucë

Është fushatë dhe Partia Socialiste, e cila mori si dhuratë nga opozita shumicën dërrmuese të bashkive të vendit, ka angazhuar në misionin e mbledhjes së votave të gjithë institucionet e mundshme, me qëllim për të ekzekutuar si duhet mashtrimin e radhës ndaj qytetarëve.

Kështu ka ndodhur edhe me OSHEE. Administratori i kësaj kompanie, Ardian Çela, është drejtuesi politik i fushatës elektorale në Durrës dhe po bën çmos për të zbatuar urdhrat e “lartmadhërive” të tij dhe për të mbledhur sa më shumë vota për Emiriana Sakon.

Gjithsesi ndodh që të ngecësh në llucën e rrugëve, që pikërisht partia jote nuk i ka shtruar dhe misioni për të mbledhur vota të të kthehet në një “boomerang”. Kështu ka ndodhur në fakt, pasi një makinë e OSHEE ka ngecur në rrugët e Gramshit, i braktisur prej vitesh. “Ardian Çela shkon të kërkojë vota, ngec në llucë”, shkruan qytetari përbri fotove të sjella në redaksinë tonë.

Makina e OSHEE nuk ja ka dalë të mposhtë baltën në tentativën e saj për të mbërritur në destinacion dhe të bërë të mundur sigurimin e ndonjë vote për partinë. Por si do të mund të votonin njerëzit e kësaj zone dikë që i lë në një gjendje të tillë, mes baltës?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.