FOTO/ Arrestohet i riu që u arratis nga komisariati i Policisë
Emirjon Nikja, i cili të shtunën u arratis nga komisariati i Pukës është arrestuar.
Burime nga policia e SHkodrës bëjnë me dije se, ai është kapur në zonën e Karmës, gjatë rrugës për në Koman, ku qëndronte i fshehur.
Në lidhje me këtë ngjarje, SHÇBA arrestoi punonjësit e policisë, Inspektor Pajtim Bushi dhe Inspektor Dode Preka, me detyrë trupë shërbimi në komisariatin e Pukës. Ata akuzohen se nuk kanë zbatuar detyrat funksionale të përcaktuara për sigurimin e personave të shoqëruar dhe ambjenteve ku ata qendrojnë.
I riu u arratis paraditen e 9 shtatorit nga dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Pukës. Emirjon Nikja duket se u ka shpëtuar policëve, duke u larguar me vrap e duke humbur gjurmët.
Historia e grabitjes e më pas arrestimi
Me datë 24 gusht 2017, është paraqitur për të bërë kallëzim M.N., banues në Vau Dejës (emigrant) i cili ka deklaruar se në Gomsiqe, Pukë ka qenë duke udhëtuar me mjet, ku në momentin që ka ndaluar, një person i pa identifikuar, të cilin e kishte marrë pasagjer i ka marrë me forcë portofolin, në të cilin kishte dokumentet, rreth 250 euro dhe 1500 lekë.
Nga hetimet e bëra nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë për rastin e vjedhjes me dhunë në Gomsiqe, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e menjëhershme, si dhe me datë 6 shtator 2017, në bashkëpunim me forcat e Komisariatit numër 3 Tiranë, u bë ndalimi dhe vendosja para përgjegjësisë ligjore e Emirjon Nikja, 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale të “Vjedhjes”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


