E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Censurë ndaj protestës çame, Ylli Manjani tallet: Çudi, grekët e pasqyruan, shqiptarët jo
Sot

FOTO/ Censurë ndaj protestës çame, Ylli Manjani tallet: Çudi, grekët e pasqyruan, shqiptarët jo

Protesta e djeshme e organizuar tek ambasada greke është censuruar nga shumica e medieve në Tiranë.

Duke qenë një protestë kundër marrëveshjes së Edi Ramës me grekët, për të zhdukur emrin çamëri, shumë prej medieve lokale e kombëtrare kanë zgjedhur censurën në vend të transmetimit të saj.

Por nga ana tjetër, janë mediat greke që e kanë pasqyruar në mënyrë shumë korrekte këtë protestë. Kjo ka sjellë edhe reagimin e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ja çfarë shkruan në Twitter, Ylli Manjani:

Shumë e çuditshme!

Mediat greke pasqyruan me korrektësi e deri në detaj protestën e PDIU për çështjen Çame.

Mediat tona fare pak!

Madje disa media kombëtare, ASPAK!

Lajmet e këtij kombi nuk mund të jenë batutat me mizat që bën Krye-Rilindasi!

Çamëria është çështje e këtij kombi!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.