E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Disa ide dhuratash, që mund t’i bëni nga shtëpia juaj
Uncategorized

FOTO/ Disa ide dhuratash, që mund t’i bëni nga shtëpia juaj

Në rast se gjatë gjithë kësaj kohe jeni marrë me shumë përgatitje për Krishtlindje, por keni harruar dikë për t’i përgatitur një dhuratë… Mos u shqetësoni mund ta gjeni zgjidhjen shumë lehtë. Ju mund të gjeni shumë gjëra në shtëpinë tuaj që u hyjnë në punë për të bërë një dhuratë për miqtë ose të afërmit tuaj.

Pije alkoolike

Kur nuk dini çfarë të dhuroni një shishe e pahapur me pije alkoolike është zgjidhja më e mire. Mund të dhuroni një tekila, një vodka ose çfarë ju gjendet në shtëpinë tuaj. Këto pije alkoolike mund t’i shoqëroni me disa gota të vogla dhe t’i paketoni në një çantë dhuratash festive ose në një kuti.

Image

Sapun

Keni një sapun me aromë të këndshme në shtëpi? Epo ja ku e gjetët zgjidhjen për dhuratë. Në rast se keni shampo të pahapura për larjen e trupit ose çdo gjë që ka të bëjë me higjienën, mund t’i vendosni në një çantë që përdoret për produkte spa-je dhe t’i dhuroni.

Image

Qirinj

Me siguri mund të keni një shtëpinë tuaj ndonjë qiri që e keni blerë për dekorim ose që ua kanë dhuruar më parë. Ju mund t’i paketoni ata me ndonjë letër zbukurimi dhe mund t’i shoqëroni me një locion duarsh, ose me një vaj për trupin.

Image

Pulovër

Nëse keni një pulovër që nuk u pëlqen ose një pulovër që e keni blerë, por asnjëherë nuk e keni veshur keni mundësinë që ta dhuroni tek dikush tjetër pa u ndjerë aspak fajtor. Mund të shtoni ndonjë palë çorape ose ndonjë aksesor që u pëlqen shumë.

Image

Pjatancë ose pjata dekorative

Në rast se keni blerë ndonjë pjatancë ose pjatë dekorative më shumë gjatë sezonit festiv, mos ngurroni që t’i dhuroni. Gjithashtu mund të dhuroni dhe shandanë për të mbajtur qirinjtë ose tabaka për të servirur biskota.

Image

Shall

Nëse ju gjendet një shall i papërdorur në shtëpi është dhurata më ideale në rast të mungesës së parave ose kohës.

Image

Foto në kornizë

Për një mik ose një pjestar të familjes, një foto në kornizë është dhurata më ideale për këtë sezon festash. Mund të zgjidhni një foton tënde dhe personit që do i bësh dhuratë ta printosh dhe ta vendosësh në një kornizë që të gjendet në shtëpi.

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.