E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ ‘Don Corleone albanese’, shqiptarët e Italisë lumë komentesh negative për  Ramën para intervistës në RAI
Politikë

FOTO/ ‘Don Corleone albanese’, shqiptarët e Italisë lumë komentesh negative për  Ramën para intervistës në RAI

Sonte pranë mesnatës, kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuar në emisionin “Porta a Porta” në Rai 1 ku do të flitet për aktualitetin politik në vend.

Moderatori Bruno Vespa ka postuar në rrjetet sociale një video ku tregon të ftuarin e mbrëmjes dhe arsyet, ndërsa menjëherë pas kësaj kanë shpërthyer komentet negative në adresë të kreut të qeverisë, të gjitha në gjuhën italiane.Ja disa prej tyre:

“Mirëmbrëma zoti Vespa. Më vjen keq që keni ftuar në programin tuaj njeriun më të urryer nga shqiptarët. Edi Rama është Totto Rina i Shqipërisë”.

“Mirëmbrëma zoti vespa. Edi Rama është kryeministri më i keq që ka pasur Shqipëria. S’ia vlen barra qiranë ta njollosni spektaklin tuaj me një imazh si atë?”

“Zoti Vespa, mund t’i kërkoni kryeministrit Rama si ka mundësi që drejton administratën më luksoze të Evropës,me nafën më tështrenjtë,e njëkohësisht ujin dhe energjinë më të shtrenjtë (të mos llogarisim korrupsionin)”

“Ai është mjeshtri  i mashtrimit. Vendi ynë në mjerim total”

“Rama është njeriu më i poshtë që njeh historia e Shqipërisë dhe krimineli më i madh i Ballkanit. Ne jetojmë në Shqipëri dhe e dimë ç’paspja sjell kjo gjë…”

“Bruno. Një pyetje kam për kryeministrin: Pse populli i tij është më i varfri ndër të tjerët?”

“Pyete me mirësjellje Edi Ramën, pse më ka bllokuar në fb dhe pse, edhe në 2019-n, shqiptarët po braktisin Shqipërinë?”

“Lideri botëror po shkon në itali t’u shpjegojë italianëve pse shqiptarët s’kanë arsye të protestojnë…!”

“Bruno, mos e dëgjo. Ai po e zvarrit vendin në kaos. Banorët s’munden më, janë të dëshpëruar, vendi është kanabizuar”.

“Mirëmbrëma z.Vespa. nëse mundesh, pyete Ramën pse solli në parlament vrasës,kodoshë prostitucioni dhe përdhunues?”

“Po shohim më të madhin eksod të shqiparëve, qëkur Edi Rama është kryeministër. Qeveria e tij ka sjellë veç drogë, korrupsion, krim, grabitje dhe propagandë 24orëshe”.

“Bruno Vespa, mos e njollos “porta a porta” me Edi Ramën, sepse është një mashtrues. Ku është rritur ekonomia shqiptare? Thjesht mijëra shqiptarë po arratisen në itali dhe qëkur ai ka ardhur në pushtet, Shqipëria është shndërruar në vendin e parë që “eksporton” drogë…”

“Qeveria e Ramës është e vetmja që s’ka bërë asnjë përparim në procesin e integrimt evropian. Pse vallë? Si e shpjegon kryeministri ynë?”

“Ç’po bën zoti Vespa? Si ke menduar t’i ndash nga njëra-tjetra një grumbull budalliqesh me një lumë rrenash?”

“Më falni nuk flas italisht jam jorgo! Salvini rriti dënimet për trafikantët ! Ka mundësi ta futni në burg këtë kokë të krimit???!!! Aman, do ju shpallin hero ju italianët! Faleminderit”

“Mos i besoni asgjë, sepse ai përdor kokaninë dhe 99% të atyre që thotë, janë gënjeshtra. Pyete pak ku i ka 300 mijë vendet e reja të punës? Apo pse i mohon 400 mijë shqiptarët që kanë ikur jashtë?”

“Pyete pak, ku janë 300 mijë vendet e punës në Shqipëri?

“Përshëndetje Bruno! E di si do e quajnë shqiptarët programin tënd tani? “Pordha a Podha”. Rama është koka i Oktapodit, është bosi i bosave. E gjithë malavita në Shqipëri ka një emër, emrin e mikut tënd Rama që të ka paguar mirë”.

“Zoti Vespa, pyeteni kryeministrin pse 1km rrugë kushton 20 milionë euro…i referohem ASTiR”

“1-Pse Rama shkarkoi 2 ministra të tij të brendshëm, për lidhje me narkotrafikantët? 2- A janë të vërteta akuzat e një gazetari, lidhur me jostabilitetin e tij mendor, edhe pse ai gazetar sot punon për të?”p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.