E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto e ditës/Adi Krasta  nuk ka gjasë të zëvendësohet
Uncategorized

Foto e ditës/Adi Krasta nuk ka gjasë të zëvendësohet

Kel Demi

Mund të thuash që Adi Krastën e larguam (meqë rri si guralec në këpucë).
Mund të thuash që kontrata me të mbaroi.
Por, të thuash që Adin e zëvendësuam është si me thënë a ndërrojmë kokë më kokë një Lamborghini me Fiat Panda?
Krasta nuk ka gjasë të zëvendësohet. Nuk ia zë dot vendin. Do bësh një gjë krejt tjetër, madje shumë bukur, por pa lidhje me Adin. Me këtë shpreh gjithë respektin për ata që kanë guximin ta zëvendësojnë.

?

Moderatori i njohur braktis përfundimisht ‘Top Channel’-in
Pozicioni i tij në televizion për sezonin e ri televiziv është diskutuar vazhdimisht përgjatë javëve të fundit.
Pak kohë më parë, mediat bënë të ditur se moderatori i famshëm Adi Krasta do të braktiste programin ‘E diell’ për të ndërtuar një format të ri në ‘Top Channel’, të ngjashëm me ‘The Tonight Show’ me Jimmy Fallon dhe ‘Jimmy Kimmel Live’.

Por duket se as një gjë e tillë nuk do të realizohet pasi , Krasta ka vendosur të largohet përfundmisht nga angazhimet në ‘Top Channel’.

Ky lajm vjen vetëm një vit pas rikthimit të tij të bujshëm në ‘Top Channel’ dhe ende nuk dien arsyet që e çuan Krastën drejt largimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.