E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ I shumëkërkuar Dritan Rexhepi  ekstradohet sot nga Turqia
Uncategorized

FOTO/ I shumëkërkuar Dritan Rexhepi ekstradohet sot nga Turqia

Dritan Rexhepi do të ekstradohet sot nga Turqia në drejtim të vendit tonë.

Siç shikohet nga foto, ai duket më i thinjur sesa fotografitë e tij të shpërndara më herët nga policia dhe Interpol.

Rexhepi në vendin tonë akuzohet për tre vepra penale: rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, vrasje në Krujë vite më parë, falsifikim dokumentesh në Fier.

I shumëkërkuari Dritan Rexhepi do të ekstradohet sot nga Turqia në Shqipëri.

Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit bën me dije se ekstradimi do të kryhet, si rezultat i rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi. Rexhepi, i cilësuar si kreu i kartelit të drogës me emrin ‘Kompania Bello’, kërkohej nga Italia dhe Shqipëria nën akuzën se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë. Po ashtu ai akuzohet se ka urdhëruar marrjen peng dhe vrasjen e Jan Prengës.

Siç raportuan mediat turke në atë kohë, Rexhepi kishte hyrë në Turqi me pasaportë false kolumbiane, ndërsa u kap më 10 nëntor gjatë një operacioni në Stamboll.

“Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi.

Ora e mbërritjes së këtij shtetasi do t’ju njoftohet në vijim, ndërsa informacioni i detajuar për të, bashkëlidhur me pamje filmike, do t’ju vihet në dispozicion pas mbërritjes së tij në Rinas”, thuhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.