FOTO/ KQZ e fton të zërë vendin e Berishës, demokratja: Nuk e zëvendësoj dot
Djegia e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës, ka bërë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të nisë procedurat e tij, për zëvendësimin e tyre.
KQZ ka ftuar kandidaten Ina Haxhija për të zëvendësuar ish-kryeministrin Sali Berisha, por në një shkrim të shkurtër në Facebook, ajo përgjigjet:
‘Më vjen keq, por nuk e zëvendësoj dot’.
Kujtojmë se Kuvendi ka shpallur zyrtarisht vakancat në parlament, dhe KQZ tanimë pritet t’ju kaloje mandatet pasuesve në listën e opozitës.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



