E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Kushtetuta, Vasili: Xhafa i Drejtësisë e mbronte kushtetutën, Xhafa i Policisë “memec”
Sot

FOTO/ Kushtetuta, Vasili: Xhafa i Drejtësisë e mbronte kushtetutën, Xhafa i Policisë “memec”

Komedia me Xhafën e policisë vazhdon….

Petrit Vasili ka komentuar me ironi, sjelljen me dy fytyra të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj lidhur me shkeljen e Kushtetutës,konkretisht, zgjedhjen e Prokurores së Përkohshme. Ja çfarë shkruan Vasili sot, duke ndjekur një takim të Xhafajt në Elbasan ku të pranishëm janë dhe dy ministra të tjerë:

“Komedia me Policinë vazhdon. Po kjo komedi e farsë e madhe që po shohim… Po ç’hyjnë në këtë mes, ministrat Gjiknuri dhe Klosi, në ballë të tavolinës së Policisë në Elbasan?!

Policia i rrahu vajzat deputete dhe i tërhoqi zvarrë në protestën për mbrojtjen e Kushtetutes dhe as falje nuk kerkoi, ndersa policët e bërë njësh me krimin nuk i arreston dot.

Çfarë paradoksi i madh!… Protesta e opozites ishte për të mbrojtur Kushtetutën, që vetë ministri edhe i Policisë, Xhafa, kishte propozuar e që aq shume fliste për të si kryetar i Komisionit për Reformën në Drejtësi atëherë.

Por sot që Kushtetuta shkelet e nëpërkëmbet, Xhafa nuk flet më dhe ka të drejtë…Tani është ministër, atëherë jo.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.