E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ “Në datën 26 ikën bilbil, tufë palaçosh”, sherr tek Ligjet, Ulsi Manja largohet dhe mbyll punën e Komisionit
Politikë

FOTO/ “Në datën 26 ikën bilbil, tufë palaçosh”, sherr tek Ligjet, Ulsi Manja largohet dhe mbyll punën e Komisionit

Ka nisur me debate edhe kete te merkure mbledhja e Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, ku deputetet e opozites po e marrin fjalen me radhe dhe kerkojne doreheqjen e ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj.

kom ligjet

 

Deputetja e PD Dhurata Cupi: Ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqjen, s’ka asnjë të drejtë të drejtojë këtë ministri. Kërkoj të ketë reflektim nga kolegët që ti kthejmë legjitimitetin vendit. Bashkojuni protestës së 26 majit në orën 11 për të kthyer vendin në rrugën drejt BE.

Ulsi Manja: Qeveria nuk rrezohet me protesta, por me vote.

Edmond Spaho: S’di ndonjë demokraci ku vëllai i ministrit te Brendshem te kete vellain te denuar, ndaj po ju kërkojmë që për të qenë vendi dinjitoz të japë dorëheqjen ka njerëz edhe në PS edhe te Rilindja që kanë moralin të jenë ministra të Brendshëm, nuk i takon një njeriu me një cen të tillë.

Manja: Faleminderit zoti Spaho për këshiillën miqësore.

Vokshi kerkon fjalen per procedure

Manja: Janë 22 milion euro që presin votën e këtij Kuvendi që presin ti shkojnë publikut dhe më duket po e bllokoni.

Vokshi: Po shkelni rregulloren, dua fjalën për procedurë.

Klevis Balliu: Ja mundesi te marr djalen pse ke frike nga nje pyetje. Cili nga ju mendon qe eshte normale ne nje vend demokratik qe ministri i Brendshem te kete vellain ne burg per droge, na e thoni dhe ikim ne jemi dakort.

tensione ne seance

Miratohet ne parim pr/ligji mes zhurmave

Manja: Qetesi

Balliu: Drogen e keni kthyer ne sistem

Manja: Ke tre dite qe kendon ne komisionin e ligjeve

Balliu: Po me bilbil se ty ska, une po bej pyetje

Manja: Po ty s’te ka thene ndonjehere ne jete puna mbare, po ben pyetje ti

Balliu: Pse jeni kthyer bne memec te gjithe, pse nuk i pergjigjeni pyetjes. Ketu duhet te jepni pergjigje e llogari.

Manja: Vazhdoni se e keni mire keshtu. Kush eshte dakort me nenin 1…

Balliu: Te kane dhene urdher te mos flasesh?

Manja: Jemi per pune ketu, cfare gjeme ka ndodhur? Gjema ka ndodhur tek ju po se keni marre vesh. Kur je krenar ti qe ke nje kryetar qe akuzohet per 250 milione euro.

Balliu: Gjithe ky burre ketu nuk jep dot nje pergjigje. 

Manja: Po me shurdhove o zoteri

Balliu: Ti i ke nxire jeten shqiptareve, u shurdhove ti

Manja: E kane marre vesh njerezit qe je deputet i Shqiperise, ka tre dite. E ka dhene opinionisti Fahri Balliu pergjigjen.

Balliu: Nje tufe palacosh ketu qe nuk jepni fjalen. Ne date 26 mbaron muzika jote, në datë 26 ikën bilbil.

Ulsi Manja nderpret punen e komisionit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.