Foto/ Nga nudo tek çorapet e kuqe dhe çitjanet ditën e djeshme në Fier, të gjitha rastet kur Rama ka ‘tronditur’ me veshjen
Një artist antikonformist që në pikturë ashtu si dhe në jetën e tij nuk pëlqen kompromiset, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk heq dorë nga stili i tij i veshjes. I dalluar dhe i etiketuar gjithmonë si një njeri kontrovers, ai ka ditur ta shpreh këtë edhe nëpërmjet veshjeve. Që nga çorapet me ngjyrë deri tek ‘çitjanet’ e veshura dje gjatë takimit në Fier kodi i tij i veshjes përbën lajm. Ai historikisht ka përdorur çorape shumëngjyrëshe, këmisha me lule e kollare që komentoheshin në fillim si të çuditshme.

Në fotografinë e mësipërme shihet Edi Rama me babain. Kjo fotografi i takon periudhës së Shqipërisë komuniste.
Edhe pse është momenti kur Shqipëria ishte e izoluar në veshjen e Ramës kjo gjë nuk duket aspak. Kacurrela, xhinse dhe xhuboks janë elementët e veshjes që tregojnë risinë dhe modernitetin e kryeministrit aktual


Por në’ fotografitë e jetës’ të Edi Ramës nuk mund të lëmë pa përmendur edhe fotot lakuriqe, në plazhet e Francës, si edhe fotografia e famshme duke ngrënë makarona. Fotot e tij lakuriqe tronditën median shqiptare dhe opinionin publik. Asnjëherë më përpara nuk ishte parë një politikan , një njeri publik përtej profilit të tij zyrtar dhe kostumit të politikanit që merret me fatet e kombit. Ky mund të quhej revolucion në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Kreativiteti në veshje është karakteristikë e njohur e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili u bë i njohur për stilin e tij përparimtar pasi u shpall Ministër i Kulturës më 1998.



Nga karrigia e kryetarit të bashkisë, Edi Rama vazhdoi që të ishte po aq pasionant me dashurinë e tij të vjetër , basketbollin. Në fotografinë e mësipërme ai shihet i veshur me këmishën e kuqe, ashtu të djersitur pas një ndeshjeje basketbolli dhe pozon me dy topa të mbajtur poshtë sqetullave.

Edi Rama si kryetar bashkie ra në sy sidomos për kombinimin e çuditshëm mes çorapeve dhe këmishës; me vija, me ngjyra dhe sidomos ai preferonte ngjyrat e ndezura.

Si kryetar bashkie Rama u shfaq në publik me pantallona të gjera dhe çorape me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë. Të rinjtë shfaqën interes të menjëhershëm për të, pjesërisht për shkak të profilit të tij të pazakontë si piktor dhe basketbollist.
Edi Rama politikani ‘pop star’ nuk hoqi dorë nga stili i tij edhe pasi mori detyrën e kryeministrit të Shqipërisë para 4 vitesh.
Ndërsa shumë menduan se duke u zgjedhur kryeministër, Rama do të duhej të zbuste ngjyrat dhe t’i përshtatej një stili veshjeje më modest, ai vazhdoi me stilin e tij ‘neo-populist’

Të gjithë e panë sesi në panelin e shoqërisë civile në kuadër të Samitit të Nismës së Berlinit në Trieste, ai u shfaq me atlete “Adidas” dhe kostum të zi.


Më 24 Maj, në një takim të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor me zëvendës Presidenten e Komisionit Europian, Federica Mogherini, ai u shfaq me një T-shirt të stampuar dhe me çitjane e këpucë sportive.

Ndësa gjatë fushatës atë e pamë më sportiv, me atlete e bluze të bardhë, herë-herë me një kombinim të këndshëm mes klasikes e sportives, si bluza e bardhë dhe xhaketa klasike blu e mbyllur.




Syzet e tij gjatë fushatës lanë gjurmë dhe u komentuan më së shumti. Të njëjtin stil ia kemi parë edhe ylli hollivudian Rihanës.


Aq shumë i bindur është Edi Rama se është një “pionier” i modës së të ardhmes, saqë edhe dje gjatë takimit në Fier ai i kishte nxjerr nga garderoba ‘çitjanet’ e tij të preferuara.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


