E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Njihuni me fituesen e koncensionit 84 milionë euro të dializës
Sot

FOTO/ Njihuni me fituesen e koncensionit 84 milionë euro të dializës

Kjo është Majlinda Fetiu që fitoi koncensionin 84 milionë euro të dializës, kompania me adresë një ish gomisteri në Berat kthyer në lokal lagjeje. Pse asnjë media nuk flet për skandalin më të paprecedentë të 30 viteve të fundit?!

Po paraqesim dhe ritheksojmë disa fakte se në duart dhe xhepat e kujt kanë përfunduar paratë e taksaguesve shqiptarë për koncensionin 84 milionë euro për shërbimin e dializës, për të sëmurët nga veshkat.

Nëse nuk do të kishte evidenca konkrete, do të ishte shumë e vështirë të besohej që koncensionin 84 milionë euro e ka fituar kjo zonjë nga rrethinat e Beratit.

Quhet Majlinda Fetiu. Kompaninë e regjistroi si adresë në këtë lokal në periferi të Beratit, ambient i cili më parë ka qenë gomisteri.

Lokali modest është në pronësi të bashkëshortit të Majlindës, Sali Fetiu.

Më pas koncensioni ka kaluar në disa duar nga Tirana, Holandë dhe aktualisht në Suedi, në tentativë për të humbur gjurmët drejt vendeve arabe.

Ka dyshime të arsyeshme që një pjesë e parave kanë përfunduar në xhepat e Familjes Berisha, e cila ka nisur një luftë kundër SHBA-ve që nga vjeshta e vitit 2021.

Historia hap pas hapi

Në fillim të vitit 2016, shërbimi i dializës për të sëmurët nga veshkat u dha me koncesion për 10 vjet, me vlerë rreth 84 milionë euro.

Koncensioni u fitua nga kompania DiaVita. Sipas kontratës me qeverinë, DiaVita do të ofrojë shërbimin e dializës në 5 qendra pranë spitaleve, përkatësisht në Lezhë, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe në Elbasan.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në disa raporte ka konstatuar se DiaVita ka marrë rreth 600 mijë euro pa nisur zbatimi i kontratës dhe në vijim ka marrë miliona euro në mënyrë të paligjshme për punë të pakryera, një skemë kjo e njohur për koncesionet abuzive në Shqipëri.

Deri në tetor të vitit 2019, DiaVita ishte në pronësi të Spitalit Amerikan (15 % të aksioneve) dhe kompanisë Evita (85 % të aksioneve). Pra, Evita kontrollonte 85 % të koncensionit të dializës.

Spitali Amerikan, me administrator Klodian Allajbeu, është në pronësi të kompanisë Balkan Alliance Healthcare B.V., me seli në Amsterdam dhe me adresë në Naritaweg 165, 1043 BE Amsterdam, përfaqësuar nga Klodian Allajbeu.

Në mars 2023, Allajbeu i blen vetes së tij për 24 milionë euro kompaninë Balkan Alliance Healthcare B.V., nëpërmjet një tjetër kompanie (të regjistruar po në Hollandë), KA Healthcare BV, për një çmim të vlerësuar në rreth 24 milionë euro. Për t’i blerë spitain vetes, Allajbeu ka marrë një kredi 16 milionë euro tek banka OTP Albania në pronësi të oligarkut rus të Putinit, Megdet Rahimkulov. Paratë e tjera do t’i gjejë rrugës!

Autoriteti i Konkurrencës, Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria për Parandaliminp e Pastrimit të Parave, Krimi Ekonomik etj., heshtin.

Ndërkaq, kompania Evita, e cila kishte 85 % të kompanisë DiaVita të koncensionit të hemodializës, ka një histori më interesante.

Fillimisht Evita ishte në pronësi të Majlinda Fetiut nga Berati. Kompania rezultonte e regjistruar me adresë një bar-kafe në rrugën “Barrikada” në periferi të Beratit. Lokali modest ishte ndërtuar në gjurmët e një ish gomisterie.

Majlinda është vajza e xhaxhait të Klod Allajbeut.

Nuk dihet nëse Majlinda dhe bashkëshorti i saj Sali Fetiu, me 6 klasë shkollë, ishin të vetëdijshëm se ishin ‘fitues’ të një koncesioni 84 milionë euro, para që mund t’i kenë parë vetëm në ndonjë film.

Paratë e taksapaguesve shqiptarë kishin përfundua, të paktën formalisht, në duart e Majlndës nga rrethinat e Beratit! Duket e çuditshme se si SPAK-ut nuk i ka bërë ende përshtypje ky fakt.

Kur skemës me kushërirën e parë i doli boja, bëhet një tjetër lëvizje.

Majlinda Fetiu, në shtator 2016, ia shet kompaninë Evita, pra koncesionin e hemodializës, kushërit të Petrit Vasilit, Rasim Hamazaraj dhe Ertel Kërçukut, për 30 milionë lekë.

Kërçuku ishte një mjek anonim, punonjës i Allajbut. Hamzaraj merr 72.5 % të aksioneve të Evitës, ndërsa Kërçuku 27.5 %.

Nga ana tjetër, kur ishte vetë ministër Shëndetësie, Vasili i kishte dhënë Rasim Hamzarait, të cilin e thërriste Dajë Luçi, 13 milionë euro tendera.

Siç rezultoi më vonë, Rasimi u përdor thjeshtë si gjethe fiku nga Klodian Allajbeu.

Me 10 nëntor 2016 paketa maxhoritare e aksioneve të Evita Sh.p.k, e cila zotërohej nga biznesmeni kontrovers i faramaceutikës Rasim Hamzaraj, u ble nga kompania hollandeze Arimo B.V., për 160 mijë euro.

Sot Arimo ka 72.5 % të aksioneve të Evitës, e cila kishte 85 % të koncensionit të hemodializës, ndërsa 27.5% të aksioneve i ka Ertel Kërçuku.

Arimo ishte e regjistruar në Holandë në të njëjtën adresë ku rezultonin edhe kompani të tjera të lidhura me Klodian Allajbeun.

Arimo ka si adresë Nassaulaan 2 A, 2514 JS, Willemspark, Haaglanden, Hagë, Hollandë. Të njëjtën adresë ka edhe kompania VENDEKA EUROPEAN INVESTMENTS B.V, me pronar Klodian Allajbeun. Vendeka është pronare e kompanisë Agromark në Tiranë. Është një zonë ku Klod Allajbeu kontrollon kartelin e kompanive në Tiranë, me shpresën se nuk do zbulohej dhe për t’i shpëtuar veprimit ligjor.

As ky kamuflim nuk ishte i sigurtë për Allajbeun.

Më 25 qershor 2019, kompania e koncensionit të hemodializës, DiaVita, e cila kishte kaluar nga Evita me Majlinda Fetiun, Hamzarain tek Arimo, iu shit kompanisë fantazmë suedeze Diaverum International AB, për 1.5 milionë euro.

Kompania nuk ka fare aktivitet, deklaron zero të ardhura dhe zero punonjës. Nuk dihet se cili është burimi i parave kur kompania ekziston vetëm në letra.

Sipas dokumenteve, Klodian Shehi mban pozicionin e drejtuesit të kompanisë ‘suedeze’ DIAVERUM INTERNATIONAL AB”, që sot ka në pronësi 100 % kompaninë DiaVita, që fitoi në 2016 koncensionin 84 milionë euro të hemodializës.

Klodian Shehu, një i besuar i Allajbeut, është edhe administrator i vetë kompanisë DiaVita, e cila kryen shërbimin e dializës, duke shtuar fiktivisht numrin, në mjediset e Spitalit Amerikan.

Meqenëse këto fakte janë një sfidë për SPAK, po bëhen tentativa që kompania fantazmë ‘suedeze’ të shitet në vendet arabe, të cilat nuk shquhen për bashkëpunim me organet ligjzbatuese evropiane për episodet e krimit dhe korrupsionit. (vijon)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.