E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Përfaqësuesi i Merkel i bashkohet protestës së opozitës
Politikë

FOTO/ Përfaqësuesi i Merkel i bashkohet protestës së opozitës

Martin Henze, përfaqësues i partisë CDU në Gjermani i është bashkuar sot protestës së PD-së përpara kryeministrisë, ndërsa është shfaqur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha.Henze u shpreh dhe dje në mbështetje të protestave, duke thënë se edhe në Gjermani ka pasur protesta të fuqishme.

‘Çdo parti vendos vetë se çfarë bën me mandatet e saj, në Europë ka mendime kontradiktore, këtu vijnë informacione të filtruara.

Opozitës në Kuvend i është mohuar e drejta parlamentare, pasi nuk ka asnjë mundësi për të apeluar vendimet e marra nga shumica.

Dorëheqja nga mandatet, vendimi demokratik i tyre, protestat janë legjitime, nuk cenohet e drejta e qytetarëve të tjerë. Edhe në Gjermani ka pasur protesta të fuqishme. Protestat ndodhin në të gjithë botën, mund të jenë edhe më emocionale sesa duhet’, u shpreh dje Henze.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.